Korridori i papërfunduar me gjasë ishte ndërtuar që të zbusë ca peshën e piramidës mbi hyrjen kryesore, shtatë metra thellë nën të. Zbulimi ishte bërë të enjten sipas njoftimit të zyrtarëve egjiptian të antikiteteve që shtuan se kjo mund të çojë në zbulimin e sekreteve të tjera të Piramidës së Madhe.
E vetmja prej shtatë mrekullive antike të botës që ende qëndron ka ende sekrete. Korridori nëntë metra i gjatë ishte zbuluar shtatë metra nën hyrjet qëndrore të Piramidës së Faraonit Kufu, apo Keopsit.
Sipas Mostafa Waziri, kreut të Këshillit të Lartë për Antikitet të Egjiptit, ky korridor mund të çojë në një dhomë apo hapësirë ende të pazbuluar.
Shkencëtarët kishin zbuluar ekzistencën e korridorit duke shfrytëzuar një radar dhe ultrazë, më pas përmes një endoskopi të trashë 6 mm që e kishin futur në një vrimë të gurëve të piramidës kishin siguruar edhe pamje.
Në vitin 2017 pas skenimit të Piramidës së Madhe ishte zbuluar një hapësire bosh së paku 30 metra të gjatë brenda saj, i pari zbulim i madh ky në strukturën e brendshme që nga shekulli i 19’të.
Piramida e Madhe në Giza është një varr monumental i ndërtuar përafërsisht 2560 para Krishtit, gjatë sundimit të Faraonit Kufu, ose të Keopsit. Ajo është 146 metra e gjatë, struktura më e lartë e ndërtuar nga njerëzimi deri në ndërtimin e Kullës së Eiffel në Paris në vitin 1889.