Sekreti i kuzhinierëve, ju duhen vetëm këto 2 përbërës që brumi i picës të dali si në restorant

Nëse i dashuron pizza-t e bëra në shtëpi, por të mundon zënia e brumit, atëherë kjo recetë është fiks për ty. Në vetëm pak minuta dhe me vetëm 2 përbërës, do të shijoni një super pizza.

E gjitha çfarë ju duhet është 340g miell vetë-fryrës (miell i përzier me agjentë për fryerje) dhe një filxhan kos grek . Përzieni në një enë derisa të bashkohen mirë bashkë dhe më pas ngjesheni brumin në një sipërfaqe të përmillur për pesë minuta. Nëse brumi duket i lagët, shtoni pak më shumë miell.

Më pas shtrijeni atë për të bërë picën, hidhni çfarë dëshironi sipër dhe piqeni në 246 gradë C për 12 minuta.

Këshillë shtesë: Nëse nuk keni miell të tillë (i cili shpesh vjen i paketuar si një përbërës i vetëm dhe përdoret për tortë), atëherë mund ta përgatitni vetë duke kombinuar miellin me pluhur për pjekje dhe kripë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *