‘Sektori i bujqësisë ka shumë problematika’/ Braçe: Problemi vjen nga paqëndrueshmëria e politikave qeverisëse

Ish-Zv.kryeministri Erion Braçe, ka trajtuar disa shqetësime dhe problematika të bujqve në vend, në mbledhjen e sotme të Komisionit të ekonomisë dhe financave.

Ai tha se sektori i bujqësisë është më problematiku dhe theksoi se e gjithë kjo vjen nga paqëndrueshmëria e politikave qeverisëse.

“Ti shtosh një tjetër hall që vjen nga apo paqëndrueshmëria e politikave qeverisëse është shumë. Kudo mund të mbajë struktura por të bujqësia nuk mban. Ju e njihni fare mirë. Problemi i i parë është qëndrueshmëria e politikave në bujqësi e skemave të mbështetjes. Të paktën ta dijë bujku se kush do të jetë politika e mbështetjes për të. Po ashtu politikat e taksimit janë të paqëndrueshme dhe nuk e ndihmojnë prodhimin në fshat. Nëse qeveria apo qeveritë kanë bërë shumë mirë që kanë mbështetur pikat e grumbullimit, në anën tjetër taksimin nuk e ka ndihmuar. Është momenti të ulemi me qëllim t’i japim fshatit atë që i takon. Ju keni shumë të drejtë që shtoni para, por a mjaftojnë ata para? Shihni shifrat e tremujorit të dytë është i vetmi sektor që nuk ka rritje. Ata pronarët e fabrikave që vijnë këtu janë në hall vërtet, nuk e shtyjnë dot më duke i gënjyer. Nuk mban më…Po shikoja disa lajme që duan nesër të mbyllin të gjitha pikat e grumbullimit, po bujqit çfarë do të bëjnë…Po me prodhimin që është në se serë çfarë do të bëhet?”, tha më tej Braçe.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *