Një tjetër sasi lënde narkotike është kapur këtë mesditë në Portin e Durrësit. Policia njofton se ka sekuestruar një sasi prej 7 kg kokainë, duke arrestuar administratorin e firmës, ku do të mbërrinte kontenieri. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Denis Doda, administrator i firmës Fish Co Tirana.
Sipas policisë, droga ishte në një kontenier të ngarkuar me prodhime deti që ishte nisur nga Ekuadori.
Forcat policore sekuestruan sasinë prej 7 kg kokainë, pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenierin e ngarkuar me prodhime deti, në pjesën e kapakëve të ventilimit.
Kujtojmë se 48 orë më parë u kap një sasi kokaine në portin e Durrësit.
/Priza.al/