Sekuestrimi i mijëra eurove dhe pronave, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ahmetajt!

Deputeti Arben Ahmetaj duke dale nga zyrat e SPAK, pasi u mor ne pyetje per 6 ore, pasi po hetohet per "shperdorim te detyres", "fshehje te te ardhurave", "korrupsion" dhe "pastrim parash". Pas seances, Ahmetaj u shpreh se eshte gati te paraqitet sa here te jete e nevojshme. /r/n/r/nMP Arben Ahmetaj leaving the offices of SPAK, after being questioned for 6 hours, as he is being investigated for "abuse of power", "concealment of income", "corruption" and "money laundering". After the session, Ahmetaj said that he is ready to appear as often as necessary.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-ministrit Arben Ahmetaj për heqjen e sekuestros ndaj pasurive të tij.

Bëhet fjalë për 1 apartament dhe 2 llogari bankare.

-Pasuri e llojit apartament me nr. 7/434+1-1 sip 167 m2, ZK 8380, rruga “Reshit Çollaku”, ap. 1, Tiranë, regjistruar në pronësi të shtetasit Arben Ahmetaj;

Shuma prej 8620.68 euro ndodhur në llogarinë në euro, pranë Intesa San Paolo Bank, në emër të personit nën hetim Arben Ahmetaj;

-Shuma prej 115 692.84 euro ndodhur në depozitën me nr. 443335DTIYO1, pranë Intesa San Paolo Bank, në emër të personit nën hetim Arben Ahmetaj, duke rrëzuar kërkimin e prokurorisë për vendosjen e sekuestros preventive për këto pasuri.

Pasuritë në fjalë u sekuestruan me vendim të shkallës së parë të GJKKO i cili u la në fuqi edhe në gjykatën e apelit, pas arratisjes së Arben Ahmetajt në korrik të këtij viti. Në kuadër të këtij hetimi, prokuroria ka sekuestruar edhe vilat e ish-gruas dhe bashkëjetueses së Ahmetajt, në Palasë dhe Gjirin e Lalzit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *