Një shqiptar është arrestuar në autostradën Brenner në Itali, pasi u ndalua për një kontroll nga polica e trafikut.
Mediat italiane bëjnë me dije se gjatë kontrollit rutinë në makinën e tij janë gjetur të fshehura në kabinën e shoferit 34 kilogramë kokainë. Ku pas kontrollit të mëtejshëm, në shtëpi i janë gjetur edhe 2320 euro të fshehura si dhe materiale të përshtatshme për prerjen dhe paketimin e drogës.
Sipas policisë së shtetit droga nuk ishte për tregun e Tirolit të jugut por kishte një tjetër destinacion.