Guardia di Finanza ka bllokuar dy makina luksoze tip “Range Rover” në Ankona të Italisë. Makinat kishin si destinacion Shqipërinë dhe po transportoheshin me një kamion. Policia ka kontrolluar dokumentacionin e mjeteve dhe ka gjetur parregullsi. Kontrollet më të imtësishme kanë nxjerrë në dritë shenja të ndryshimit të numrit të shasisë.
Pas gjetjes së numrave realë, u bë i mundur identifikimi i makinave, zhdukja e të cilave ishte raportuar tashmë. Pronarët aktualë, të cilët po tentonin t’i transferonin në Shqipëri, u denoncuan për pastrim parash dhe posedim dokumentacioni fals, ndërsa dy makinat u sekuestruan.