Shqiptarët vijojnë të kryesojnë mes grupe kriminale edhe jshtë vendit. Bëhet me dije se mbi 10 kg heroine të ndara në 21 pako janë sekuestruar gjatë një operacioni të policisë greke në Athinë, ku si pasojë kanë përfunduar në pranga dy shqiptarë. Mësohet shqiptarët ishin të moshave: 29 dhe 34 vjeç.
Mediat Helene shkruajnë se policia e shtetit konstatoi se 34-vjeçari ka përdorur si “mbulesë” punën e tij si taksist për trafikun e lëndëve narkotike.
Nga hetimet e kryera, janë gjetur dhe konfiskuar:
-Qese me 15 pako najloni që përmbanin heroinë, me një peshë totale bruto prej 7762 gram.
– Pajisje për riformulimin e barnave (pajisje me vakum dhe riformulim elektronik, 2 rrotulla mbështjellëse filmi najloni, 2 trazues elektrik, çekiç, 2 vegla për shoshitje metalike, 2 enë plastike gjithashtu dhe shumë ambalazhe najloni)
-3- automjete
-190- euro
-4 telefona celularë