Sekuestrohen pasuritë e Edison Çobos, në 2020 OFL i kërkoi…

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të lërë në fuqi vendimin për Edison Çobon. Këtij të fundit iu kërkua nga OFL-ja, në vitin 2020 të justifikonte pasurinë.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, i dhënë në vitin 2022, përcakton pranimin e kërkesës së Prokurorisë dhe konfiskimin e pasurisë. ‘Apeli’ vendosi lënien në fuqi të këtij vendimi.

PASURITË E SEKUESTRUARA:

1-Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

2-Konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara me vendimin Nr. 150, datë 30.09.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si më poshtë vijon:

3-Pasuria nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, e llojit “Apartament” me sipërfaqe 78.50 m², zona kadastrale {…}, në bashkëpronësi të shtetasve M.Ç. dhe F.Ç..

4-Pasuria nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, e llojit “Apartament” me sipërfaqe 67.30 m², zona kadastrale {…}, në pronësi të shtetases M.Ç.

5-Pasuria nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, e llojit “Apartament” me sipërfaqe 105.56 m², zona kadastrale {…}, në pronësi të shtetases M.Ç.

6-Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit truall me sipërfaqe trualli 300,8 m² nga kjo sipërfaqe ndërtimi 127,4 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.

7-Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 16.00 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.

8-Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 44.50 m² ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.

9-Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit truall, me sipërfaqe 2158 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.

10-Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit truall me sipërfaqe 190 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.

11-Revokimin e sekuestros për pasurinë me nr. {…}, volume {…}, faqe {…},, zona kadastrale {…},, e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 279.20 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.

Në vitin 2020 Çobos iu kërkua nga OFL-ja të justifikonte pasurinë, ndryshe do t’i sekuestrohej. Ai rezulton të jetë dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Policia e Beratit e  ka arrestuar në vitin 2018 ndërsa ai cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *