Autoritet e ishujve Fixhi kanë sekuestruar jahtin me vlerë 300 milionë dollarë të oligarkut rus, Suleiman Kerimov, me kërkesë të SHBA-së
Autoritetet në vende të ndryshme kanë konfiskuar anije luksoze dhe vila në pronësi të miliarderëve rusë në përgjigje të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, të cilin Moska i quan një operacion të posaçëm ushtarak.
Kerimov u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara në 2014 dhe 2018 në përgjigje të veprimeve të Rusisë në Siri dhe Ukrainë. Ai është sanksionuar edhe nga Bashkimi Evropian
Taskforca KleptoCapture e Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së është përqendruar në sekuestrimin e jahteve dhe aseteve të tjera luksoze për të vënë nën tendosje financat e oligarkëve rusë në një përpjekje për të ushtruar presion ndaj Presidentit Vladimir Putin për luftën në Ukrainë.
Anija luksoze, Amadea, mbërriti në Fixhi muajin e kaluar pas një udhëtimi 18-ditor përmes Paqësorit nga Meksika.
Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për kontrollin e aseteve të huaja e caktoi Kerimovin si pjesë të një grupi oligarkësh rusë që përfitojnë nga qeveria ruse përmes korrupsionit dhe aktiviteteve të saj në mbarë globin, duke përfshirë pushtimin e Krimesë.