Sekuestrohet mbi 2 mijë kg drogë në San Diego, në pranga katër persona

Një sasi e madhe droge është kapur në San Diego.

Mediat e huaja bëjnë me dije se droga e sekuestruar prej 2300 kg, u kap në një kamion i cili ishte duke dalluar kufirin SHBA nga Meksika. Katër burra nga Tijuana, Meksikë, u arrestuan dhe u akuzuan për komplot për të shpërndarë drogën, e cila konsiderohet si një nga kapjet më të mëdha në San Diego County.

“Kjo kapje monumentale përfaqëson një tjetër fitore kundër karteleve të drogës që nxisin varësinë në Shtetet e Bashkuara,” tha Shelly S. Hoëe, një agjente speciale përgjegjëse në Administratën e Zbatimit të Drogës në SHBA.

Kamioni komercial 6 metra i gjatë, i cili mbante 148 pako metamfetaminë, kaloi kufirin të enjten përmes portit komercial të hyrjes Otay Mesa në San Diego.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *