Një anije me 50 mijë litra naftë kontrabandë është sekuestruar ditën e sotme në Portin e Durrësit. Burime nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për anijen “Geni”, e cila është e katërta anije peshkimi që zbulohet që mban naftë kontrabandë.
Shumë anije peshkimi prej vitesh kontrabandojnë naftë, duke e marrë atë me çmim shumë të ulët në vendet e Lindjes së Mesme me pretendimin se po furnizohen për nevojat e veta dhe pastaj e shesin në treg me çmim shumë herë më të lartë.