Sekuestrohet një armë zjarri dhe krehër me 30 fishekë luftarak në Mirditë, në pranga 18-vjeçari

Kontrollet e befasishme në akse rrugore, ambiente të ndryshme dhe lokale vijojnë për kapjen e personave në kërkim, për mbajtje të armëve të zjarrit dhe lëndëve narkotike.

Në Rrëshen u kap një 18-vjeçar gjatë një kontrolli të rastësishëm, i cili shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.

Në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tipit kallashnikov me një krehër me 30 fishekë luftarakë.

Në zbatim të Planit të Masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim”, gjatë kontrolleve të ushtruara në gjithë qarkun Lezhë, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan shtetasin K. N 18 vjeç, banues në Mirditë.

Materialet e sigururara hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *