Sekuestrohet pasuria me vlerë 200 mijë euro në Pogradec, dyshohet se vinin nga veprimtari kriminale

Policia e Pogradecit ka vënë nën sekuestro preventive një pasuri me vlerë 200 mijë euro pasi dyshohet e 2 personat që e zotërojnë e kanë siguruar nga veprimtaria e paligjshme e falsifikimit të dokumenteve. Në pranga kanë rënë Armand Lice dhe Bledar Alianj.

Këta 2 shtetas janë në hetim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se nëpërmjet një kontrate të falsifikuar, kanë përfituar banesën e një shtetasi tjetër, në lagjen nr. 3, Pogradec, banesë me sipërfaqe rreth 300 m² dhe me vlerë rreth 200 000 euro.

Vijon puna për gjurmimin, konstatimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë përfituar në mënyrë të kundërligjshme shtetasit Lice dhe Alianj

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *