Sekuestrohet peshkarexha me 80 mijë litra naftë në Durrës, shpallen në kërkim tre persona

Tre persona janë shpallur në kërkim në Durrës, pasi kanë tentuar të fuin 80 mijë litra naftë kontrabandë.

Shtetasit me iniciale A. M., 38 vjeç, F. A., 65 vjeç dhe N. Xh., 53 vjeç kishin përshtatur një depozitë në një peshkarexhë për naftën e kontrabanduar me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Diesel”, ku është sekuestruar një peshkarexhë me 80 mijë lita naftë. Operacioni është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, pas informaciont të marrë në rrugë operative. Dolën në det, pa njoftuar kapitenerinë dhe Policinë Kufitare, si dhe fikën GSP, me qëllim marrjen e një sasie të madhe nafte dhe futjen e saj kontrabandë, bllokohet nga Policia, peshkarexha me 80.000 litra naftë.

Shpallen në kërkim administratori, kapiteni dhe mekaniku i peshkarexhës, të cilët kishin përshtatur, një depozitë, në një peshkarexhë, për naftën e kontrabanduar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, si dhe kishin ankoruar peshakrexhën pa njoftuar në ish-kantierin detar në Portin e Durrësit. Sekuestrohet peshkarexha me 80.000 litra naftë të dyshuara të kontrabanduara. Në veprimet e para hetimore morën pjesë edhe Policia Kufitare, Dega Doganore Durrës, Antikontrabanda Detare dhe FSPD Port Durrës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në ish-kantierin detar në Portin e Durrësit, ishte ankoruar një peshkarexhë, me naftë të dyshuar të kontrabanduar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Diesel”. Në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit: A. M., 38 vjeç, banues në Durrës, administrator i peshkarexhës; F. A., 65 vjeç, banues në Durrës, kapiteni i peshkarëxhës; N. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, mekaniku i peshkarexhës.

Në vijim të veprimeve u bë sekuestrimi i peshkarexhës dhe i sasisë së naftës të dyshuar të kontrabanduar. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës po vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, identifikimin dhe vënien para përgjegjesisë ligore të shtetasve të tjerë të përfshirë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *