Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës së kaluar në Selanik. Një grup prej rreth 15 personash sulmuan një grup të rinjsh që ishin në Sheshin Kolonel Katsia, në rezidencat e vjetra të Efkarpia.
Sulmuesit arritën të izolonin një nga personat që po ndiqnin dhe e kanë rrethuar atë. Ata i janë afruar dhe i kanë shkaktuar djegie të trupit me një pishtar.
Më pas në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe ambulanca. 19-vjeçari dhe miqtë e tij i përshkruan policisë atë që ndodhi. I dëmtuari u transportua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore për diegjet në shpinë dhe këmbë, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorëve.
/Burimi:Protothema/ Përshtati: Priza.al/