Selena Gomez dhe Chris Evans në një lidhje? Ja pse aludojnë fansat

Në rrjete sociale po përflitet prej ditësh se Chris Evans dhe Selena Gomez mund të jenë në një lidhje dashurie, në bazë të disa hetimeve që kanë bërë fansat e tyre.

Më 24 shtator u raportua në disa llogari të fansave në Twitter se Chris filloi ta ndiqte Selenën në Instagram. Disa ditë më vonë, më 1 tetor, këngëtarja dhe aktori u panë duke lënë të njëjtën studio në Los Angeles.

Madje janë publikuar edhe disa fotografi të dyshes ku thuhet se po largohen nga i njëjti restorant në një rast të veçantë.

Ylli amerikan e ka vënë syrin te aktori për një kohë të gjatë dhe më parë e kishte pranuar se ka një simpati për të.

“Unë jam disi e dhënë pas Chris Evans. A nuk është i lezetshëm? Ai është shumë i lezetshëm”, tha Selena në Watch What Happens Live në vitin 2015.

Prezantuesi Andy Cohen përmendi se vëllai i Chris, Scott Evans, ishte banakier në atë emision një javë më parë.

Selena u përgjigj:

“Me të vërtetë? Javen e shkuar? Ndoshta ishte e shkruar të ishte”.

Kujtojmë që lidhja më e gjatë e Gomez ishte ajo me muzikantin Justin Bieber. 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *