Motoja e Selena Gomez? Vritini me dashamirësi! Ylli i “The Only Murders in The Building” ka ndarë një mesazh të rëndësishëm për ndjekësit pas intervistës së Hailey Bieber në podcast-in “Call Her Daddy”, duke u shprehur se ajo ka dëgjuar njerëz që bëjnë komente “të neveritshme” për modelen dhe Justin Bieber që nga publikimi i podcast-it.
Duke thënë se është “ironike” që disa kanë zgjedhur të mbështesin linjën e saj “Rare Beauty” dhe “Rare Impact Fund”, por injorojnë mesazhin e saj për përhapjen e vullnetit të mirë, këngëtarja theksoi në një video live të rrjetin social ‘TikTok’ rëndësinë e të qenit i sjellshëm me njëri-tjetrin, duke u thënë: “Kjo është pikërisht ajo që dua”.
“Nuk është e drejtë, sepse askujt nuk i duhet drejtuar në atë mënyrë,”-shtoi Gomez.
Selena, e shfrytëzoi këtë bisedë me ndjekësit e saj duke u përpjekur të ndante vetëm mesazhe mirësjellje, ku në fund nuk harroi të falënderonte fansat që ndanë kohën e tyre për t’a dëgjuar.
Gjatë marrëdhënies së tyre 8-vjeçare, Selena dhe Justin fituan shumë ndjekës që i donin si çift. Por kur dyshja u ndanë në fillim të vitit 2018 dhe Justin u fejua me Hailey-n atë qershor, ata filluan të sulmonin partneren e këngëtarit.
Hailey Bieber foli ndër të tjera për marrëdhënien e saj me Selenën në intervistën e fundit ku u shpreh: “Unë e respektoj shumë atë. Nuk ka dramë, personalisht.”