Ish-çifti i njohur Selena Gomez dhe Justin Bieber janë ndarë prej kohësh, por ende nuk kanë ndalur aludimet dhe thashethemet për lidhjen e tyre.
Rishtazi, një llogari ka postuar një video në rrjetin social TikTok, në të cilën paraqiteshin disa foto të saj, me mbishkrimin: “Arsyeja pse Selena ishte gjithmonë e dobët gjatë lidhjes me Justin”.
Selena ka reaguar ndaj videos, me një emoji të mërzitur, çka nënkupton se gjatë lidhjes me Justin duhet të qëndronte “e dobët” dhe të mos shtonte peshë.
Selena dhe Justin kanë qenë bashkë në periudhën 2010-2018. Përfundimisht, ata i dhanë fund lidhjes së tyre dhe pak muaj më vonë, ku Justin i propozoi për martesë modeles Hailey Bieber.
Këngëtarja foli për ndjesitë e saj në dokumentarin “Selena Gomez: My Mind & Me” dhe e cilësoi ndarjen si “gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë”. Ajo i dha fund edhe thashethemeve për një marrëdhënie të ndërlikuar mes saj dhe bashkëshortes aktuale të Justin, duke postuar një foto, ku vajzat shfaqeshin të përqafuara.