Selena Gomez fitoi edhe një herë vendin e parë në Instagram. Aktorja, këngëtarja dhe producentja u bë femra më e ndjekur në Instagram edhe një herë duke lënë pas Kylie Jenner, ish-yllin e reality show-t amerikan “Keeping Up with the Kardashians”.
Nuk është hera e parë që Selena Gomez zë vendin e parë, ajo ka qenë prej vitesh e preferuara në Instagram.
Ndjekësit e aktores dhe këngëtares arritën në 381 milionë dje, ndërsa Jenner 380 milionë ndjekës. Pra, ajo është femra e parë më e ndjekur në Instagram, edhe pse e treta pas Ronaldos dhe Messit.
Gomez përditëson shpesh llogarinë e saj, ku mund të shihen imazhe nga jeta e saj personale, aktivitetet e saj profesionale dhe fushatat që ajo mbështet, si kjo për shëndetin mendor, pasi ajo vetë vuan nga çrregullimi bipolar. Me dialogun publik që hap ajo ndihmon në luftimin e stigmës së sëmundjeve mendore.