Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një provincë turke ku një 21 vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Mediat e huaja bëjnë me dije se 21 vjeçarja Hatixhe Nur Karabulut, po bënte një selfie kur këmba e saj rrëshqiti, duke rezultuar në këtë incident tragjik.
Mësohet se e ndjera humbi ekuilibrin teksa bënte një foto pranë urës së filmit ‘James Bond, Skyfall’ në provincën turke të Adana. Pasioni i saj për fotografinë perfekte rezultoi në humbjen tragjike të jetës së saj.
E reja në këtë udhëtimin shoqërohej nga kushëriri i saj Mazlum Sozeri, 26 vjeç, të cilët po bënin foto në urën shekullore të ujësjellësit Varda në sfond, e cila shihet në skenën e hapjes së filit të vitit 2012 ‘Skyfall’.
Hatixhe raportohet se kishte shkelur keq hapin e saj dhe Mazlum ishte përpjekur ta kapte. Por të dy përfunduan duke rënë në humnerën rreth 60 meta të lartë. Shërbimet e emergjencës që erdhën në vendngjarje përdorën një vinç për të ngritur dy kushërinjtë.
Ajo kishte marrë kushëririn e saj që vinte nga Spanja, për të parë atraksionin e njohur turistik.
/Burimi: News18/ Përshtati: Priza.al/