“Selia e PD skenë krimi”/ Bardhi i kërkon policisë që të lejojë gazetarët: Ka mundësi të lejoni median të hyjë

Policia nuk ka lejuar gazetarët që të hyjnë brenda ambienteve të selisës së PD. Sipas autoriteteve ndërtesa është skenë krimi dhe tashmë po mblidhen provat në vendngjarje.

Lulzim Basha njoftoi se do të priste në zyrën e tij mediat, më herët.

Ndërkohë, ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ai që shkoi te dera hyrëse e PD-së dhe i kërkoi policisë që të lejonte hyrjen e gazetarëve.

“Lejoni që të hyjnë gazetarët në shtëpinë e lirisë, të shkatërruar nga Sali Berisha. Nuk i marr unë leje prokurores Elisabeta Ymeraj. Lejoni që të hyjnë mediat.”, tha Bardhi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *