Ndryshe nga selia rozë ku ka nisur festa për fitoren në bashkinë e Kamzës dhe Vorës, në selinë blu situata është e qetë dhe mbizotëron heshtja.
Në Vorë ka përfunduar i gjithë procesi i numërimit ku fitues u shpall Blerim Shera i PS, ndërsa në Kamëz kryeson Rakip Suli me 60% të votave kundrejt kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, teksa procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende.
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Tiranën Belind Këlliçi po presin qe të nisë edhe votimi për bashkinë më të madhe në vend. Ndërkohë nuk kanë reaguar për dy humbjet që ky koalicion pësoi në Kamëz dhe Vorë.
Rikujtojmë se kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, bëri një parashikim ku PS fiton mbi 50 bashki, ndërsa opozita nga 0 deri në 11 bashki.