“Selman Stërmasi” me kullë? Gonxhja: Stadiumi, pol zhvillimi për qendrën e Tiranës

Qeveria njoftoi sot planin për ndërtimin e stadiumit “Selman Stërmasi” mbi rrënojat e të vjetrit. Projekti ka synim të vijojë në linjën e “Air Albania”-s. Kështu tha ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja.

“Ka kaluar shumë kohë nga koha kur të burgosurit politik 70 vite më parë punuan si skllevër për të ngritur një stadium me standarde sovjetike, ish-Dinamo, sot Selman Stërmasi.

Ai projekt nuk ka pasur limit. Kompleksi u ngrit në përputhje me standardet e qendrës stërvitore të PSG. Nga viti 2000 e deri më sot ka pasur shumë ide për rinovimin e tij. Më vjen mirë që jemi këtu për t’i dhënë një drejtim të ardhmes së Selmanit. Kalojmë kështu në një projekt të stadiumit të ri, modern.

Nuk do të jetë Ëembley, as San Siro për shkak të hapësirës, por do të jetë edhe një pol i jashtëzakonshëm zhvillimi në zemër të Tiranës. Përsëritja e historisë së suksesit të ‘Air Albania-s’ apo ‘Qemal Stafës’ do të sjellë një zhvillim të jashtëzakonshëm për të gjithë zonën edhe gjenerimin ekonomik si dhe punësimin” tha Gonxhja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *