Këngëtarja Semi Jaupaj, ish-banore e “Big Brother VIP” do të jetë ditën e sotme prezente në studion e Big Brother Vip.
Herën e fundit, ku ajo ishte e ftuar rrjeti kishte ‘plasur’ nga afrimiteti i Donaldit dhe Beatrix, për të cilën Semi tha se është një lojë, ndërsa kur dëgjoi Donaldin duke iu referuar Beatrix se “ajo që dua është kjo”, këngëtarja nuk e përmbahu dot veten dhe u largua nga studio pa thënë asgjë.
Po sot a do tentojë ajo të flasë me Donaldin? Mbetet të presim!
Rikujtojmë se Semi ka qenë shumë e afërt me Donaldin brenda shtëpisë, aq sa e ka quajtur “vëlla”, por mesa pamë të gjithë, miqësia e saj me Bora Zemanin, e cila po e priste Donaldin jashtë e tejkalon çfarëdolloj raporti që ajo krijoi me Donaldin brenda shtëpisë.
Semi nuk ngurroi ta hiqte Donaldin dhe nga lista e personave që ndiqte në rrjetin social Instagram dhe Romeo Veshaj, i cili menaxhon Instagram-in e vëllait të tij Donaldit, pas pak ditësh ia kthehu në të njëjtën mënyrë.
Ajo nuk është prononcuar më për situatën “Bora-Donald-Beatrix”, që pas live shoë-ut ku ishte e ftuar për herë të fundit dhe mbetet të presim nëse do të flasë për këtë temë apo do e anashkalojë.
/Priza.al/