Semi Jaupaj zbulon nëse është apo jo në një lidhje

Këngëtarja e njohur Kejsi Tola erdhi me një surprizë për të gjithë ne! Artistja ka prezantuar “LUMINOUS”, një projekt për të cilin ajo është dedikuar për më shumë se dy vite.

Së fundmi, Kejsi organizoi një event me shumë të ftuar nga bota e televizionit, artit dhe muzikës për të prezantuar këtë projekt.

Mes shumë të ftuarve, njëra prej tyre ishte edhe këngëtarja Semi Jaupaj, e cila nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve rreth jetës së saj, karrierës dhe gjithashtu rreth miqve më t♪7 afërt Bora Zemanit dhe Donald Veshaj.

E pyetur se si është jeta sentimentale e Semit ajo përgjigjet:

“Single, single, single. Jam shumë e fokusuar për momentin dhe do doja të vazhdoja dhe për pak kohë. Kjo nuk i dihet mbase na vjen princi i kaltër dhe nuk pyet me çfarë merremi ne…”

Gjithashtu, Semi tregon se ka bashkëpunime të reja por nuk prononcohet për të treguar emra.

“Emër jo, po bashkëpunim ka…”,– shprehet artistja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *