Një virus i ri është përhapur në botë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se të paktën katër persona kanë ndërruar jetë në Argjentinë, si pasojë e sëmundjes e quajtur si Legjionarëve, një infeksion bakterial relativisht i rrallë i mushkërive.
Ministrja e Shëndetësisë Carla Vizzotti pohon se kjo sëmundje shkaktohet përgjithësisht si pasojë e ujit shumë të ndotur ose sisteme të papastra të ajrit të kondicionuar.
“Kjo sëmundje shkaktohet nga një bakter, i cili transmetohet në rrugët e frymëmarrjes përmes ujit i cili me shumë mundësi ka qenë i ndotur. Bakteri që shkakton shpërthimin quhet legionella dhe nuk është ndonjë virus i panjohur në mjekësi“, tha ajo.
Mjekët pohojnë se sëmundja nuk transmetohet nga personi në person.