Kanceri i qafës së mitrës zë vendin e dytë si shkaktar i vdekjes te gratë.
Çdo vit humbin jetën 40 gra nga ky kancer dhe diagnostikohen 130 raste të reja. Mjeket gjinekologë i bëjnë thirrje grave të bëjnë kontrolle për praninë ose jo të Human Papilloma virus, i cili nëse kapet në kohë, shpëton jetë.
Sipas një plani kombëtar të institutit të shëndetit publik depistohen për human papiloma virus gratë të moshës 35 deri në 65 vjeçe por nuk mungojnë edhe vajza të reja të infektuara me këtë virus.
Kjo analizë e HPV rekomandohet të bëhet një herë në tre vjet 80% e vdekjeve për shkak të human papiloma virus konsiderohen të parandalueshme dhe rreth 75% e tyre ndodhin para moshës 70 vjeç.
/Burimi: TCH/