Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i arrestuar për çështjen e inceneratorëve ka shfaqur probleme shëndetësore dhe për këtë arsye ka përfunduar në spitalin e burgut.
Sipas informacioneve ai ka paraqitur probleme të shëndetit gjatë kohës që mbahej në paraburgimin e 313. Koka është dërguar në spitalin e burgut ditën e djeshme, pasi ka pasur një rekomandim për kontroll. Ish-ministri ka probleme me tensionin dhe është kontrolluar nga mjekët.
Koka u arrestua si i përfshirë në aferën për inceneratorin e Elbasanit ku dyshohet se ka përfituar ryshfet në vlerën 3.7 milion euro.
57-vjeçari që ishte ministër i Mjedisit nga viti 2013 deri në 2017 në mandatin e parë të qeverisë Rama gjatë koalicionit me LSI-në, ka qenë më herë deputet dhe kryetar i bashkisë së Durrësit.
/Priza.al/