Senatori amerikan reagon pas takimit me Ramën

Senatori amerikan, Chris Murphy së bashku me disa senatorë të tjerë kanë vizituar ditën e sotme Shqipërinë në kuadër të një turi rajonal.

Gjatë gjithë takimeve ata shoqëroheshin nga ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.

Përpos takimit me presidentin Begaj, senatorët janë takuar edhe me kryeministrin Edi Rama, e pas këtij takimi ka reaguar në Twitter, Murphy.

Ai shkruan se ka qenë fantastike të kalonte pak kohë me mikun e tij, Ramën dhe shton se SHBA nuk ka mik më të mirë në botë se Shqipëria.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *