Serbët e Kosovës do të votojnë në zgjedhjet presidenciale të Serbisë

Në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit në Serbi, qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë do të lejohen që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ato do të kenë mundëinë që të votojnë në 4 komuna kryesore, Tutin, Rashkë, Kurshumli dhe Vranjë. Ndërkaq, transporti për serbët që jetojnë në Kosovë është planifikuar të bëhet me autobusë. Sipas komisionit organizativ, në pikëkalimet kufitare dy deri në tre autobusë do të kalojnë në të njëjtën kohë, shkruan Blic.rs.

Qytetarët serbë nga komunat veriore si dhe ata që jetojnë në Istog, Vushtrri, Skenderaj, Klinë, Pejë e Rahovec do ta kenë mundësinë të votojnë në Rashkë dhe në Tutin.

Ndërkaq ata nga Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë Kosova, Lipjani, Ferizaji do të votojnë në Kurshumli si dhe ata nga Shtërpca, Novobërda, Vitia, Gjilani, Kamenica do të mund të votojnë në Vranjë.

Kryetarët e komunave me shumicë serbe i kanë ftuar votuesit që përmes transportit të organizuar të marrin pjesë në votime. Sipas policisë së Kosovës në Graçanicë, qytetarët nuk do të lejohen që të shpërfaqin flamuj apo slogane në autobusë.

Vetëm pak muaj pasi Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt, 2008, Serbia organizoi zgjedhjet parlamentare në mjediset me shumicë serbe në Kosovë. Në këto zgjedhje, të cilat u mbajtën më 11 maj, 2008, sipas të dhënave të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve të Serbisë, të drejtën e votës në vendvotimet në Kosovë e shfrytëzuan rreth 90 mijë qytetarë të Serbisë.

Zgjedhjet parlamentare të Serbisë në territorin e Kosovës u mbajtën më 2012, më 2014 dhe më 2016. Zgjedhjet e fundit parlamentare, të cilat Serbia i organizoi në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë, u mbajtën më 21 qershor, 2020./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *