Serbët në Veri të Kosovës nuk i kursejnë plumbat për ish-deputeten shqiptare që ishte duke bërë hiking në natyrë  

Kishin zgjedhur të shijonin një ditë fundjave ndryshe, duke shijuar bukurinë e bjeshkëve shqiptare, por befas janë gjendur nën breshërinë e plumbave të serbëve.

Kjo gjë ka ndodhur me një grup shqiptarësh nga Kosova, të cilët janë sulmuar nga disa të rinj serbë jo në Serbi, por në Veri të shtetit shqiptar.

Rreth 50 persona nga “Kosovo Mountain Club”, kanë ndërruar drejtimin e ecjes, pasi në zonën e Zubin Potokut, kanë hasur në dy persona, të cilët kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Pjesë e grupit ishte dhe ish-deputetja e Kosovës, Donika Kadaj, e cila është raportuar se është në mesin e grupit. Ata kanë ndërruar drejtimin e ecjes dhe janë kthyer nga rruga, pasi në zonën e Zubin Potokut kanë hasur në dy persona të panjohur, të cilët kanë shtënë me armë zjarri.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk pa pasur asnjë të lënduar, ndërsa detaje për rastin ka dhënë një nga zyrtarët e këtij klubi, për “Gazetën Express”.

“Grupi ka qenë duke bë hiking (ngjitje), në malet mbi liqenin e Ujmanit, por dy persona kanë shkrep përpjetë me armë zjarri. Pas kësaj grupi ka marrë vendim me u kthy pas.

Kanë qenë pjesëmarrës rreth 50 persona në grup, nuk ka të lënduar, grupi është në rregull. Grupi ka vazhdu me ecë për në Shalën e Bajgorës”,- u bë me dije zyrtarisht.

Ndërkohë grupi nuk e ka prishur rutinën e udhëtimit, as për t’u kthyer në Komisariat për të denoncuar ngjarjen.

/Burimi: Gazetën Express/ Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *