Serbët nuk ndalin protestat në Zveçan: Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona

Edhe kjo e premte i ka gjetur qytetarët serbë të Zveçanit në protestë.

Disa protestues teksa janë kundër zgjedhjes së kryetarit të komunës, një shqiptar, shkruanin në pankartat e tyre thirrje; “Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”, apo “Duam paqe, jo gaz lotsjellës e shok-bomba”.

Ata janë grumbulluar para institucioneve, ndërsa prej ditës në këto zona në Mitrovicë janë përballur me tensione.

Protestuesit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, prej ditësh, protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *