Mediat Serbe bëjnë me dije se kërcënime për bomba kanë arritur në emailet e redaksive të tyre për12 lokacione në Beograd.
Email-et e dërguara tregojnë me saktësi vendin e vendosjes raportojnë ato.
Siç bëhet e ditur më tej, bëhet fjalë për një konvikt studentor, Ambasadën e Bjellorusisë, në restorantin KFC, në aeroportin “Nikola Tesla”, në Qendrën Tregtare Delta City dhe lokacione të tjera në Beograd.
Për këtë kërcënim është njoftuar policia, konfirmohet për N1.