Serbia goditet nga stuhia

Serbia është përfshirë nga reshje të dendura shiu gjatë ditës së sotme duke shkaktuar edhe përmbytje në mjaft qytete të vendit.

Mediat raportojnë se reshjet filluan gjatë mesditës në pjesë të ndryshme, përfshi edhe Beogradin duke përmbytur rrugë dhe lagje të tëra.

Reshjet u shoqëruan edhe me breshër, i cili shkaktoi dëmtime të mëdha në të mbjella.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *