Politika ekspansioniste e shtetit serb është e vendosur që të tregojë simbolet e saj në çdo mundësi që i jepet, madje edhe në sport.
Kjo gjë ka ndodhur edhe me kombëtaren e Serbisë, e cila dje pasi fitoi ndeshjen e futbollit me ekipin kombëtar të Portugalisë, lojtarët u shfaqën duke festuar me simbole politike nacionaliste.
Tre nga lojtarët e ekipit të Serbisë u shfaqën duke ngritur tre gishta, ndërsa në bluza shkruhej teksti i këngës nacionaliste “Le të valëvitet flamuri serb nga Prizreni (Kosovë) deri në Rumijë (Mal i Zi)”.
Kujtojmë se lojtarët shqiptarë të ekipit të Zvicrës si, Xherdan Shaqiri apo Granit Xhaka, janë ndëshkuar nga organizmat e futbollit për bërjen e shqiponjës me duar ndërsa për ekipin serb nuk ka asnjë shqetësim nga UEFA.
/Priza.al/