Serbia në alarm, lajmërohen për bomba spitalet e fakultetet

Disa raportime për bomba të vendosura kanë mbërritur në Qendrën Spitalore Klinike “Zvezdara” dhe Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd, ka konfirmuar për Fonet Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

“Ekipet janë në terren në të dyja institucionet dhe gjithçka do të kontrollohet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme

Edhe policia në Novi Sad evakuoi dhe ndaloi hyrjen në disa vende për shkak të raportimeve për bomba, shkruajnë mediat e huaja.

Në adresat e mediave dhe shërbimeve kompetente kanë mbërritur mëngjesin e sotëm emailet nga “Grupi Subverziv Mizantropik”.

“Bombat janë të planifikuara për të shpërthyer sot, gjatë mëngjesit dhe pasdites së hershme,” thuhet në email.

Në këto ambiente po vijojnë kontrollet e policisë.

Kujtojmë se ditët e fundit ka pasur raportime për mjete shpërthyese të vendosura në shkolla në Beograd, por edhe në vende të tjera në Serbi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *