Serbia përgatitet për luftë/ Vuçiç ‘ngre në këmbë’ ushtrinë kundër Kosovës

Me urdhër të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Forcat e Armatosura të Serbisë janë në gatishmëri dhe niveli i gatishmërisë së tyre është ngritur për shkak të situatës në Kosovë, tha ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq.

Ai tha për Happy TV se Serbia është një shtet serioz dhe kjo është arsyeja pse askush nuk duhet të luajë “lojëra lufte”.

“Ne nuk mund të jemi të qetë dhe mbrojmë një dialog,” shtoi ai.

Ai tha se ushtria është e përgatitur të zbatojë të gjitha urdhrat e Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura dhe presidentit serb Vuçiç, duke mbrojtur të gjithë qytetarët serbë, përfshirë serbët në Kosovë, dhe se “askush nuk duhet të dyshojë në këtë”.

“Serbia është në favor të dialogut. Është më mirë të negociosh për një mijë ditë, sesa të kalosh një ditë të vetme në llogore”, shtoi ai.

Gjithçka po ndodh teksa Kosova është duke tentuar të zbatojë parimin e reciprocitetit për targat e makinave të serbve që jetojnë në Kosovë, gjë që e ka shtyrë deri më tani pas kërkesave të amerikanëve dhe Bashkimit Europian. Serbia është furnizuar me avionë dhe tanke nga Rusia si edhe raketa të mbrojtjes ajrore nga Kina duke u kthyer në një faktor destabiliteti në Ballkan.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *