Edi Rama gjatë konferencës për shtyp me gazetarët shqiptarë në Berlin, është ndalur edhe te situata në rajon në lidhje me luftën në Ukrainë.
Kryeministri u pyet në lidhje me armatimin e Serbisë dhe sistemin e saj mbrojtës anti-raketor, por Rama tha se kjo nuk duhet ta shqetësojë aspak Shqipërinë.
Si dhe Serbia ka bërë hapa inkurajues në OKB, dhe se Ballkani Perëndimor deri më tani ka treguar se është bashkë.
“Nuk jam i shqetësuar për armatimin e Serbisë. Nuk shoh arsye për tu shqetësuar sot për sot. Është më e rëndësishme që ne t’i frymë erës së paqes dhe të mbajmë sa më shumë bashkë Ballkanin Perëndimor edhe me ndihmën e aleatëve tanë strategjik, si Gjermania. Nuk shoh se si një sistem mbrojtje nga raketat mund të jetë shqetësues për ne? Serbia ka bërë hapa. Ka bërë hapa inkurajues në OKB. Dhe Ballkani deri më tani është bashkë. Bashkëpunimi në rajon është me rëndësi të madhe për shkak të konfliktit në Ukrainë” u shpreh Rama.