Pasi Serbia shpalli tre ditë zie për terroristët e vrarë gjatë aksionit policor në veri të Kosovës, vjen reagimi nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit u shpreh se Presidenti Vuçiç po “pranon haptas para gjithë botës se ai personalisht qëndron prapa grupit terrorist serb të manastirit të Banjskës”.
Reagimi i Berishës:
Vuçiç shpall ditë zie për terroristët serb!
Ai pranon haptas para gjithë botës se ai personalisht qëndron prapa grupit terrorist serb të manastirit të Banjskës.
Ky akt i ri luftënxitës i Sllobodanit të ri përbën një vendim i cili provon se zgjidhja e vetme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan është dorëzimi sa më parë i këtij krimineli në Hagë, për genocidin dhe krimet e tij monstruoze, që ka kryer kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve pak vite më parë! sb