Ditëve të fundit Serbia ka shtuar kapacitetet ushtarake të saja, duke u pajisur me sistem raketor nga Kina. Ndërkohë, këto lloj sisteme shfrytëzohen nga ushtria amerikane të njohura si Patriot, ndërsa në Rusi identifikohen me S-300.
E rëndësishme, është fakti se Kosova nuk rrezikohet nga një sistem i tillë, kjo për faktin se nuk ka aviacion luftarak.
Përpos këtij sistemi, Serbia ka shprehur interesimin për të blerë dronë.
Pikërisht interesimi për shtimin e kapaciteteve ushtarake, po shihet si një sinjal për mobilizim të institucioneve.
Të gjitha këto veprime të Serbisë, po shihen si lojë e rrezikshme, por jo vetëm në drejtim të Kosovës. “Se janë duke e marrë me seriozitet këtë çështje”, e tha edhe kryeministri Albin Kurti gjatë së mërkurës, mirëpo u shpreh se nuk ka vend për frikë.
Ndryshe nga ai, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë sistem si mbrojtës, duke thënë se Serbia ka bërë hapa inkurajues në OKB. Dhe Ballkani deri më tani është bashkë.