Sergio Aguero ‘braktis’ Manchester City-n për Barcelonën, zyrtarizohet kontrata deri në vitin 2023

Pas humbjes së Champions League kundër Chelsea, sulmuesi i Manchester City Sergio Aguero ka vendosur të largohet nga klubi londinez për tu transferuar në Spanjë.

Ditën e sotme Aguero ishte në Barcelonë, ku kreu vizitat mjekësore.

Klubi blaugrana u sigurua se ai nuk ka asnjë problem serioz me fizikun e tij, dhe është gati të bëhet pjesë e klubit katalanas.

Sulmuesi argjentinas është lojtari i ri dhe afrimi i parë i Barcelonës për këtë verë.

Lajmin e zyrtarizoi vetë klubi i Barcelonës, që njofton se Aguero ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2023.

Sulmuesi do të bashkohet zyrtarisht me Barcelonën pas datës 1 korrik, kur i përfundon kontrata me Manchester Cityn. Firma e tij është një konfirmim i qartë i qëndrimit të Lionel Messit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *