Ish-ylli i “Real Madridit”, Sergio Ramos, nuk ka bërë ende një paraqitje në skuadrën e mbushur me yje të Mauricio Pochettinos.
Por kjo më në fund mund të ndryshojë, pasi ai është bërë pjesë në skuadrën pariziene të përzgjedhur për t’u përballur me Manchester City të mërkurën.
Ramos ka zhvilluar 671 ndeshje gjatë një periudhe 16-vjeçare te Reali. Ai u transferua në kryeqytetin francez këtë verë së bashku me nënshkrimet e tjera të suksesshme si Lionel Messi dhe Gianluigi Donnarumma.
Megjithatë, gjërat nuk kanë shkuar sipas planit dhe ai ishte në gjendje të fillonte stërvitjen vetëm në nëntor, për shkak të një dëmtimi muskulor, mes thashethemeve që PSG do t’i prishte kontratën mbrojtësit legjendar spanjoll.
Sugjerime po qarkullojnë edhe rreth marrëdhënies së tij me ish-rivalin Messi. Dyshja ishin armiq të betuar në ish-klubet Real dhe Barcelona dhe rivaliteti thuhet se i ka ndjekur edhe në “Parc des Princes”.
Por Ramos së shpejti mund ta gjejë veten me një aleat të ri në PSG, pasi përflitet se ish-trajneri i Realit, Zinedine Zidane mund të jetë gati për të marrë drejtimin e klubit. Kjo është nëse, Mauricio Pochettino do të transferohet te Manchester United, “Djajtë” kanë shkarkuar trajnerin Ole Gunnar Solskjar.
/Priza.al/