Fabio Kanavaro është zyrtarizuar sot si trajneri i ri i skuadrës së Beneventos në Serinë B. Ish-mbrojtësi italian, prej vitesh drejtonte në Kinë por tashmë ka vendosur të provojë të drejtojë një eksperiencë në vendlindje, me shpresën që të bëjë emër ashtu siç bënte në vitet në fushë, ku u shpall Kampion Bote me Italinë.
Firma e tij çon në tre numrin e ish-futbollistëve Kampionë Bote të cilët drejtojnë në Serinë B. Dhe kjo e fundit nëpërmjet rrjeteve sociale ua ka kujtuar tifozëve një fakt të tillë me postimin ku shfaqeshin pankina me ngjyrat e skuadrave përkatëse që mbanin 3 trofe të Kupës së Botës.
Përveç Kanavaros i cili ishte kapiteni i Italisë në vitin 2006, pjesë e asaj përfaqësueseje ishte edhe Fabio Groso i cili tanimë drejton Frosinonen, ashtu si edhe Filipo Inzagi i cili drejton Rexhianën. Në fakt, në Serinë B është edhe një Kampion Bote i katërt i asaj Italie, Xhixhi Bufon te Parma, por ai nuk ka braktisur ende fushat e lojës.