Serie A dënon përjetësisht tifozët juventinë nga stadiumet Italiane, pas skandalit me Lukakun

Serie A  ka dënuar shfaqjen e turpshme të tifozave bardhezinj pas gjesteve raciste ndaj sulmuesit të Interit, Romelu Lukaku.

Ky episod i turpshëm solli agravimin emocional të lojtarit Belg, i cili prodhoi  konfrontime të shumta në fushë. Pjesmarrja e të dyja ekipeve në konfrontime fizike solli tre kartona të kuq për Lukakun,Kuadradon dhe Handanoviç.

Qëndrimi i marrë nga Lega Serie A vjen përmes një shënimi ku thotë:

“Ndalim i përjetshëm nga stadiumet”

“Lega Serie A dënon fuqishëm çdo episod racizmi dhe çdo formë diskriminimi”

“Disa personazhe të pranishëm në tribuna nuk mund të prishin shfaqjen e futbollit dhe nuk përfaqësojnë mendimet e të gjithë tifozëve dhe entuziastëve në stadium”

“ Klubet e Serisë A, siç kanë bërë gjithmonë, do të jenë në gjendje të identifikojnë fajtorët, duke i përjashtuar ata përgjithmonë nga tribunat.

Fushata “Keep Racism Out” dhe marrëveshja e nënshkruar dy javë më parë me UEFA janë hapa konkretë të angazhimit në këtë betejë të gjatë dhe të pandërprerë, që do të çojë në fiksimin pa vonesë të rezultatit: racistët dhe fyerjet e tyre jashtë stadiumeve”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *