Armando Broja është padiskutim një nga lojtarët më të përfolur të momentin në Angli dhe në Evropë. Paraqitje e sulmuesit “kuqezi” me Southampton në Premier League ka marrë vëmendjen e skuadrave “big”.
Sipas mediave italiane, Seria A është “mahnitur” nga talenti i 20-vjeçarit shqiptarë, pasi pas Milan, tani edhe Napoli sheh tek Broja sulmuesin ideal për të zëvendësuar Osimhen, i cili mund të largohet në fund të sezonit nga gjigandët italianë.
Napoli ka nisur punën për të gjetur një pasues dhe për momentin në listën e dëshirave janë dy emra, Scamaça dhe Armando Broja. Për Scamaça konkurrenca është shumë e fortë pasi e kërkojnë edhe ekipe si Juve e Inter, për këtë arsye Broja po merr më shumë kuota.
Alferdo Pedulla, gazetari i famshëm Italian raportohet se ka pasur një takim ndërmjet drejtuesve të Napolit dhe përfaqësueseve të Chelsea, me napolitanët që kanë kërkuar informacione të detajuara për sulmuesin kuqezi. Broja është në pronësi të Chelsea, ka një kontratë deri në 2026, ndërsa po zhvillon një super sezon te Southampton, skuadër ku është në huazim.
Broja, sipas Pedulla, vlerëson me një shumë mbi 30 milionë euro, por në rast të shitje të Osimhen kjo shumë nuk do të ishte një problem për Napoli që sheh te Broja sulmuesin e së ardhmes.
Në këtë tratative, një rol përcaktues mund të ketë edhe trajnerin Edy Reja i cili ka lidhje shumë të ngushta me qytetin e Napolit, me klubin dhe mbi të gjitha me presidentin De Laurentiis. /Priza.al