“Seriozisht e ke?”/ U akuzuan se bullizuan vajzën minorene, Dafina Zeqiri reagon ashpër ndaj Albi Nakos dhe Erjona Rusit

Deklaratat e koreografit Albi Nako dhe gazetares Erjona Rusi po komentohen gjerësisht prej ditësh. Të dy ata janë pjesë e jurisë në një spektakël fëmijësh të quajtur “T’ka mami yll”, ku në një nga emisionet e fundit, iu drejtuan me komente jo të mira një fëmije.

Image

Ata i thanë një vajze të vogël pjesëmarrëse në këtë konkurs nëse i pëlqen më shumë kërcimi apo ushqimi dhe se kë do të zgjidhte mes këtyre të dyja. Lidhur me këto komente, ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale, të cilët i kanë akuzuar anëtarët e jurisë për bullizim.

Një reagim të ashpër lidhur me këtë çështje e ka bërë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, e cila ka publikuar në InstaStory një kritikë publike për Albin dhe Erjonën.

Image

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *