Qeveria Biden nën `breshërinë` e kritikave! A i braktisi qentë e shërbimit amerikan në aeroportin e Kabulit?!

Pentagoni po hedh poshtë pretendimet se ushtria amerikane ka braktisur qentë e saj në Aeroportin e Kabulit. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se raportimet kanë qenë të gabuara dhe se ushtria amerikane nuk ka lënë qentë në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit pas tërheqjes së forcave të saj prej aty.

“Për të korrigjuar informacionet e gabuara, Ushtria Amerikane nuk la asnjë qen në kafaze në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai, përfshirë qentë ushtarakë të raportuar”, tha sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby.


Ai tha se fotografitë që kanë qarkulluar në mediat sociale tregonin disa qen në një strehimore afgane të kafshëve, por ata nuk ishin nën përgjegjësinë e ushtrisë amerikane.

Reagimet e zyrtarëve amerikanë kanë qenë të shumta të cilat mohojnë të kenë lënë pas qentë e shërbimit ushtarak.

Komanda Qendrore e Forcave të Trupave Detare komentoi të marten se “nuk la asnjë qen në [Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai]. Fotografitë që qarkullojnë nuk janë të qenve ushtarakë”.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Defense One se të gjithë qentë e tij të nuhatjes u evakuuan gjithashtu. “Asnjë nuk mbeti pas.”

Një zyrtar i mbrojtjes i tha Insiderit se pretendimet se SHBA-të i lanë qentë ushtarakë pas janë “absolutisht të rreme”.

Një zyrtar tjetër i tha USA Today’s Matt Brown se “të gjithë qentë tanë u larguan me kujdestarët e tyre. Të sugjerosh të kundërtën është qesharake.”

Grupi i të drejtave të kafshëve PETA, duke cituar “burimet e brendshme”, më herët tha se 60 qen që shërbenin për nuhatjen e bombave dhe një numër i ngjashëm i qenve tjerë ishin braktisur dhe se ata po “vuanin nga nxehtësia dhe mungesa e qasjes në ushqim ose ujë”.

“PETA i bën thirrje presidentit Joe Biden dhe inkurajon të gjithë të ndërmarrin veprime të menjëhershme”, -tha grupi. Shtetet e Bashkuara përfunduan tërheqjen e trupave nga Afganistani më 30 gusht pak para përvjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, sulme që nxitën pushtimin e Afganistanit nga SHBA-ja.

/Burimi: Insider/ Përshtati Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *