Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Një tjetër lëkundje tërmeti është raportuar afër Klosit. Mësohet se tërmeti ka pasur magnitudë 3.1 të shkallës Rihter, ndërkohë që thellësia ka qenë 2 kilometra.

Pas tërmetit 4.7 Rihter të orës 22:35, përgjatë gjithë natës ka patur edhe 8 pasgoditje por kanë qenë me intensitet më të ulët.

Nga informacionet e para, janë raportuar disa dëmtime nëpër disa fshatra të Klosit dhe në Bulqizë. Nga raportimet e grupeve në terren, janë konstatuar të dëmtuara 8 shtëpi në Njësinë Xibër, 2 shtëpi në njësinë Gurrë dhe 12 shtëpi në Bashkinë Klos dhe në disa fshatra të tjerë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *