Sërish lëkundje tërmeti në vend

Lëkundje të tjera tërmeti janë ndjerë sërish pak minuta më parë. Intensiteti i tyre ishte 3.7 ballë sipas informacioneve fillestare.

Bëhet me dije se epiqendra e lëkundjeve ndodhet 30 kilometra larg Tiranës dhe 9 kilometra larg Bulqizës me thellësi 2 kilometra.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në kryeqytet, ndërsa ky është i disati që bie në këtë zonë që nga mbrëmje e djeshme.

Ky i fundit e çon në 18 numrin e tërmeteve në më pak se 24 orë në vendin tonë, ndërsa deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale në banesa.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *